Partia e Veton Berishës dënohet me 2 mijë euro të tjera, reagon IRDK: Shpifjet nuk kalojnë

PZAP-ja ka dënuar me 2 mijë euro gjobë Partinë Liberale Egjiptiane.
Lidhur me këtë kanë reaguar nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, duke thënë se dënimi ishte i merituar, pasi, sipas tyre, PLE-ja kishte shpifur.
Mergim Neziraj nga IRDK-ja u shpreh se shpifjet e PLE-së ishin se kinse ministri Elbert Krasniqi ka blerë vota dhe është nën hetime.
“SHPIFJET NUK PO I’U KALOJNË!
PLE u dënua prapë, sepse shpifi prapë. Shpifi se ministri ka ble vota, u dënua. Shpifi se ministri është nën hetim, u dënua.
Me 9 Shkurt, populli i’u jep dënimin përfundimtar partisë shpifëse”, shkroi ai.