Partia e Vuçiq dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi
Partia Progresiste e Serbisë, që për kryetar ka Aleksander Vuçiqin sot mbajti një mbledhje të komitetit ekzekutiv, ku temat kryesore ishin vizita e Vladimir Putin dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi, raporton Tanjug.
Në mbledhje ishin të pranishëm afro 3000 anëtarë. Ata morën vendim që të bëjnë një pritje madhështore presidentit rus Putin, transmeton Indeksonline.
Sa i përket zgjedhjeve, të gjithë ishin të një mendimi Serbia ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Zyrtarë të lartë të kësaj partie e kanë thënë publikisht javët e fundit që Partia Progresiste e Serbisë është e gatshme për zgjedhje.
Sipas afatit, zgjedhje duhet të mbahen në vitin 2020. Partitë opozitare ka kohë që po bëjnë protesta në Beograd duke kërkuar shkarkimin e Vuçiq.
Nëse shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme ekziston mundësia që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën të shtyhet.
Ekspertët në Serbi thonë se këto zgjedhje më shumë i shkojnë për shtati presidentit serb se sa opozitës. Po ashtu kanë kërkuar që nga partitë opozitare të bojkotojnë këto zgjedhje./Indeksonline/