75 Mall Live Search
11:37 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Partia “Fjala” hap fushatën, s’i fton qytetarët

Partia Fjala sot ka hapur zyrtarisht fushatën me sloganin “Kundër të keqes”.

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, tha se sot nuk i kanë ftuar qytetarët të jenë prezentë në hapjen e fushatës së partisë së tyre pasi sipas tij qytetarët janë lodhur mashtruar dhe varfria dhe nuk është e drejt t’u kërkohet edhe të dalin të tubime zgjedhore.

Sipas tij, platforma e partisë “Fjala” për zgjedhjet e 6 tetor përfshinë uljen e pagës së politikanëve pasi, sipas tij, luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit duhet të fillojë nga politika.

Kandidati për deputet nga partia “Fjala”, Avni Çakmaku tha se programi i partisë “Fjala” bazohet në moral dhe vlera për të cilat i ftoi qytetarit t’i bashkohen këtij vizioni.

Sipas tij synim i “Fjalës” është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit për çka shfaqi skepticizmin dyshimet se këto dukuri negative mund të luftohen nga partitë e tjera.

Partia “Fjala” ka gjithsej 50 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.