Partia Guxo mban takim me anëtarë dhe mbështetës

Partia Guxo gjatë ditës së sotme pritet të mbajë tubim me anëtarët dhe mbështetësit e partisë.
Sipas njoftimit ky takim do të mbahet në ora 16:00. Pjesëmarrë në këtë takim pritet të jenë Donika Gërvalla dhe Faton Peci.
Guxo është parti politike e qendrës së djathtë, e formuar si listë më 5 nëntor 2020 nga Vjosa Osmani si dhe më 14 shkurt 2022, Partia Guxo u regjistrua si parti politike.
Partia Guxo në fillet e veta prezantoi kandidatët në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt 2021 dhe mori shtatë deputetë, përfshirë Vjosa Osmanin me 300.788 vota./Indeksonline/