Partia “Guxo” rritet edhe në Prishtinë, një deputete pritet të jetë kryetare e degës në kryeqytet

Partia Guxo pritet të konsolidoj degën e saj në Prishtinë. Në njoftimin dërguar medieve, bëhet me dije se Kuvendi për themelimin e degës së partisë Guxo, në Prishtinë do të mbahet në ora 17:30, në një nga hotelet e kryeqytetit.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se një nga deputetët e këtij subjekti pritet të zgjidhet kryetare e degës në kryeqytet.
Partia Guxo drejtohet nga Donika Gërvalla. Kjo parti udhëheq me dy ministri në Qeverinë e Kosovës. /Indeksonline/