20:46 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Partia Liberale Egjiptiane dënon vandalizmin e varrezave të komuniteteve RAE në Rahovec

Partia Liberale Egjiptiane e ka dënuar vandalizmin e varrezave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Rahovecit

“Me datë 10 prill 2020 përfaqësuesi i Partisë Liberale Egjiptiane Veton Berisha pranoi informatë nga një qytetar i komunitetit Egjiptian nga Komuna e Rahovecit, për dëmtimin e varrezave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Rahovecit”, thuhet në reagim.

Partia Liberale Egjiptiane dënon ashpër akte të tilla të cilat nuk e prezantojnë imazhin e demokracisë së Kosovës dhe ju bënë thirrje autoriteteve dhe organeve hetimore që të zbardhët sa më shpejtë rasti në fjalë.

“Për Partinë Liberale Egjiptiane rastet e tilla janë të papranueshme dhe ne për së afërmi do ti monitorojmë hetimet nga organet kompetente deri sa të sillet drejtësi”, përfundon reagimi i PLE.