Partia pa vota vendos flamuj të zi në Prishtinë, PSD tenton të mbetet gjallë me disa aksione

E ashtëquajtura parti, PSD-Partia Socialdemokrate e Kosovës po tenton të mbetet gjallë në skenën politike kosovare me disa aksione. Aktivistët e PSD-së sot kanë vendosur flamuj të zinj rrugëve të Prishtinës.

Nol Nushi nga PSD-ja ka thënë se vendosja e flamujve të zinj është bërë për të shënuar heshtjen e institucioneve të Kosovës për vrasjen ndaj grave.

Ish-partia e parë e aktivistëve të PSD-së, Lëvizja Vetëvendosje para zgjedhjeve të 14 shkurtit kishte vendosur fjongo të kuqe në Prishtinë./Indeksonline/
