75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / B O

Partija e zëvëndëskryeministres mund të jetë përcaktuese në Prizren, Haskukajt “si dhezi” me dy partitë boshnjake

Mytaher Haskuka do të jetë në balotazh me Shaqir Totajn e PDK-së. Nga zgjedhjet e djeshme, Haskuka ka marrë 40% të votave, ndërsa Totaj i PDK-së 31%.

Si edhe herave të kaluara, partitë e minoriteteve janë goxha përcaktuese në garën e Prizrenit. Haskuka kishte marrëveshje me partinë e Duda Baljes, SDS dhe atë të Rasim Demirit, Vakat, por që në vendvotimet ku voton ky komunitet Haskuka nuk ka dalur me vota ashtu siç kishte pritur.

Në anën tjetër, partia e zëvëndëskryeministres Emilija Redzepi, NDS kishte kandidat të komunitetit në garën për kryetar të Prizrenit.

Cemaijl Smajli ka arritur të marrë 1700 vota dhe dy asambleistë në Prizren.

Indeksonline ka kontaktuar Redzepin se cilin kandidat do ta përkrahë në balotazh.

“Marrëveshjet e Haskukës me SDU dhe Vakat më kanë vënë në dilemë të madhe. Po e pres në qetësi rezultatin e zgjedhjeve në Prizren, e më pas më duhet konsultim më kryeministrin Kurti para se të marr vendim se cilin kandidat do e përkrahi në Prizren” ka thënë Redzepi./Indeksonline/