75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Partitë e vogla ende në dilema, këto janë qëndrimet e tyre!

Nesër do të jetë dita e fundit kur partitë do të vendosin se si do të shkojnë në zgjedhje.

Përveç dilemës së madhe se a do të krijojnë koalicion LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje, interesim i madh është edhe për tri partitë e vogla, Alternativa për Kosovën , Partia Fjala dhe Lëvizja për Bashkim.

Indeksonline kontaktoi me tre udhëheqësit e partive për t’i pyetur se a do t’i bashkëngjiten ndonjë partie për koalicion.

Lëvizja për Bashkim deri më tani ka qenë në kontakt me Nismën Socialdemokrate dhe PDK-në.  Me partinë e Fatmir Limajt kanë zhvilluar edhe takime.

Kryetari i LB-së, Valon Murati tha se partia e tij ende nuk ka vendosur rreth ndonjë koalicioni.

“Ne ende nuk kemi vendos. Këto ditë vendosim.”, u shprehë Murati.

Ndërsa, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila tha se kanë qenë bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje por ende nuk ka asgjë.

“Ende nuk kemi vendosur. Kemi qenë në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje, por nuk ka asgjë konkrete.”, tha Kusari.

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi tha se po e shqyrtojnë mundësin që të shkojnë edhe të vetëm në zgjedhje.

“Jo ende nuk kemi asgjë konkrete .Diçka konkrete jo. Të them të drejtën po e kemi pak problem,  Sot do të takohemi me kryesin. Një opsion është që të shkojmë edhe vet. Jemi duke i shqyrtuar mundësitë, kështu që ende nuk kemi vendosur.”, u shprehë Kelmendi./Indeksonline/