75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Partitë politike serbe në Kosovë janë në ‘bela’ para zgjedhjeve, nuk po merren vesh

Dy partitë më të mëdha serbe në Kosovë, Lista Serbe dhe Aleanca për Kosovë, duket se i kanë prishur marrëdhëniet mes vete.

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç ka kritikuar Jeremiçin dhe Tadiçin se po mundohen t’i heqin vota Listës Serbe dhe të ia japin Aleancës për Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Bandat rreth Gjilasit, Jeremiç dhe Tadiç kanë regjistruar Aleancën e tyre për Kosovën. Ata do të donin të hiqnin disa nga votat nga Lista Serbe,” tha Gjuriç për Radio Televizionin Serbi.

Tutje, ai foli edhe për paralajmërimet e Quintit për Kosovën dhe Serbinë.

“Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare po sillet si nëna dhe disa si njerka.”, u shprehë Gjuriç.

Shtetet e Quintit përmes disa paralajmërimeve i kanë kërkuar Kosovës heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut. Ndërsa Serbisë i kanë kërkuar që të ndal fushatën anti-Kosovë./Indeksonline/