75 Mall Live Search
14:07 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Partitë, vetëm edhe 3 ditë afat për të vendosur rreth koalicioneve

Burimet e Indeksonline-t brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë thënë se partitë politike deri më 30 gusht duhet të deklarojnë koalicionet parazgjedhore.

Pra kanë mbetur vetëm edhe tri ditë që subjektet politike përfundimisht duhet të vendosin se si do të garojnë.

Po ashtu burimet brenda KQZ-së kanë thënë se listat e kandidatëve për deputetë duhet të dërgohen deri më 6 shtator.

Aktualisht kemi dy koalicione AAK-PSD dhe NISMA-AKR./Indeksonline/