Partizani dhe Stuga sigurojnë play-offin e Ligës së Konferencës

Pas Ballkanit, edhe dy skuadrat tjera shqiptare, Partizani dhe Struga kanë siguruar play-offin e Ligës së Konferencës.
Partizani i Shqipërisë në rrethin e tretë eliminoi nga Letonia, Valmiera, me rezultat të përgjithshëm 3-1, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen e kthimit, e cila u zhvillua në “Elbasan Arena”. të kuqtë fituan me rezultat minimal 1-0. Golashenues ishte Tedi Cara, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 21-të.
Në anën tjetër, skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Stuga ka pësuar humbje 2-1 në ndeshjen e dytë nga skuadra Hesperange e Luksenburgot.
Struga kaloi tutje pasi në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në Shkup, fitoi me rezultat 3-1./IndeksOnline/