75 Mall Live Search
08:53 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / mp

Partizani godet në merkato, afron sulmuesin nga Prishtina

Partizani përforcon radhët në repartin ofensiv me të kuqtë që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare bëjnë të ditur akordin me Agim Zekën.

Sulmuesi, sezonin e fundit ishte pjesë e Erzenit ndërsa më herët në karrierën e tij është aktivizuar edhe me Skënderbeu. Lojtari nga Prishtina është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi në Pogradec për të kryer fazen përgatitore.

Njoftimi i Partizanit:

Partizani me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshjen për afrimin e futbollistit Agim Zeka. Sulmuesi nga Prishtina i bashkohet të kuqve pas një sezoni pozitiv te Erzeni, skuadër me të cilën realizoj 5 gola dhe dhuroj 4 asiste. 25 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Zeka menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi teksa i është bashkuar skuadrës në qytetin e Pogradecit
#MirësevjennëfamiljeneKuqeAgimZeka
#PërjetMeTyPartizan