75 Mall Live Search
17:02 / E Mërkurë, 23 Korrik 2025 / L A

Partizani pa trajner, Skënder Gega jep dorëheqje

Partizani i Tiranës ka mbetur pa trajner.

Kjo pasi që trajneri i deritanishëm, Skënder Gega ka vendosur të jap dorëheqje pas eliminimit në Conference League..

Këtë e njoftoi edhe klubi shqiptar, përmes një postimi në “Facebook”.

“FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.

E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim”, njoftoi Partizani në faqën e tyre zyrtare.

Kujtojmë se Partizani, kishte luajtur së fundi në raundin e parë të Conference League, por që u eliminuan nga klubi estonez, Nomme Kalju./IndeksOnline/