20:55 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Partizani “përshëndetet” nga garat evropiane

Partizani nuk ka arritur ta kalojë raundin e dytë kualifikues në Evropa Ligë duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 1:2.

Ekipi nga Tirana pati përballë ekipin nga Moldavia, Sheriff  Tiraspol, por nuk ishin mjaft të fortë sa ta kalonin edhe këtë pengesë duke u eliminuar nga garat evropiane për këtë vit, shkruan Indeksonline.

Partizani hyri në ndeshjen e dytë me një disavantazh 1:0 nga ndeshja e parë.

Për dallim nga loja në Tiranë, Partizani tregoi ndeshje të mirë në Moldavi duke kaluar fillimisht në epërsi në minutën e 29 me Jasir Asanin, megjithatë Ousmane N’Diaye i shuajti ëndrrat e Partizanit për një kualifikim të mundshëm./Indeksonline/