75 Mall Live Search
18:31 / E Shtunë, 05 Qershor 2021 / Blerim

Partizani po ‘peshkon’ te Ballkani, afër marrëveshja me mbrojtësin kosovar

Skuadra nga Superiorja e Shqipërisë, FK Partizani është afër marrëveshjes me mbrojtësin e Ballkanit, Bajram Jashanica.

Madje siç raporton gazeta ‘Panorama Sport’ – klubi shqiptar dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje, shkruan IndeksOnline

30-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin e Partizanit, por problemi kryesor është kontratë që ka ai me ‘portokallinjtë’.

Gjithçka tashmë është në dorë të klubit kosovar, nëse do të pranojë të zgjidhë kontratën me Jashanicën apo do ta mbajë edhe sezonin tjetër në ekip. Ai është një ndër lojtarët që kërkohet me ngulm nga Partizani, jo vetëm për cilësitë, por dhe për faktin se reparti i mbrojtjes, vazhdon të mbetet i gjysmuar./IndeksOnline/