Partizani sjell një blerje cilësore, kosovari që luante në futbollin suedez
Partizani i Tiranës ka bërë një transferim të ri.
Kryeqytetasit, kanë arritur marrëveshjen me Laorent Shabanin, nga Norrkopingu.
Shabani, ka nënshkruar kontratën njëvjeçare e gjysmë me klubin shqiptar.
Sulmuesi krahut i prezantuar sot nga drejtorit sportiv Agim Ibraimi, është formuar si lojtar në Suedi duke luajtur shumë vite në vendin nordik ku ka spikatur me paraqitjet e tij.
Shabani, kishte luajtur më parë edhe për grupmoshat e Suedisë dhe për U-21shat e Kombëtares Shqiptare./IndeksOnline/

