15:48 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Partizani transferon futbollistin e Gjilanit

Redon Ismaili është larguar nga skuadra e Gjilanit.

Mesfushori kosovar karrierën do ta vazhdojë në Shqipëri, te skuadra e Partizanit, shkruan IndeksOnline.

Ismaili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kampionët, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Ai është bashkuar menjëherë me ekipin në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë./IndeksOnline/