75 Mall Live Search
19:04 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Partnerë me të njëjtin profesion kanë bashkëjetesë monotone

Partnerët që kanë të njëjtin profesion kanë një bashkëjetesë monotone. Në këtë përfundim arrin një studim i publikuar në “The Telegraph”.

Studiuesit, pasi hulumtuan 291 çifte, ku partnerët ishin në të njëjtin profesion dhe 350 çifte, me partnerë që kishin profesione kryekëput ndryshe nga njëri-tjetri, thanë se është më e vështirë të jetosh në një shtëpi me “kolegun” se sa me dikë që as ia ka haberin punës që ti bën.

Sipas tyre, të kesh të njëjtin profesion me partnerin ka edhe avantazhe, si për shembull: për disa takime apo detyra, nuk ke pse shpjegohesh gjatë, mund të gjesh më shumë mirëkuptim.