75 Mall Live Search
10:06 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Partnerët e koalicionit mblidhen në Kuvend

Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të gjithë liderët e partive në pushtet.

Burimet e Indeksonline brenda Kuvendit kanë treguar se pas takimit të ambasadorit amerikan, Philip Kosnett me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentarin Veseli, liderët kosovarë kanë mbetur në ndërtesën e Kuvendit.

Aty janë edhe Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Nuk dihet nëse ka ndonjë takim të radhës të tyre por ajo që është konfirmuar nga brenda qeverisë ende nuk ka përafrim të qëndrimeve sa i përket taksës./Indeksonline/