75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / SH

Partneri i ri i Rrahmanit në mbrojtjen e Napolit sapo zbarkoi në Itali

Afati kalimtar i transferimeve për Napolin nuk ka mbaruar ende. Mbrojtësi spanjoll, Miguel Gutiérrez sapo ka zbarkuar në Itali për tu prezantuar te skuadra kampione në Serien A.

Mbrojtësi i majtë i Gironas do t’i kushtojë 20 milionë euro Napolit.

Lojtari, i cili u rrit në akademinë e të rinjve të Real Madridit , mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Mbetet të shihet nëse lojtari do t’i kalojë testet mjekësore ngase ka pasur një operacion në kyçin e këmbës së majtë./Indeksonline/