Parukieri që transformon mijëra njerëz të pastrehë
Joshua Coombes tashmë prej vitesh i përdor gërshërët për të ndryshuar stile flokësh. Ai i ofron pamje krejt të re atyre që jetojnë në rrugë.
Si çdo parukier i mirë, 31-vjeçari bën bisedë me klientët e tij, duke dëgjuar mendimet, ndjenjat dhe tregimet e tyre. Dallimi i vetëm është se rrugët janë “salloni” i tij, transmeton Indeksonline.
Pastaj pasi i transformon ata njerëz, Coombes i pyet se a mund ta shpërndajë historinë e tyre në Instagram./Indeksonline/