Pas 1 viti lidhje, ndahet çifti i famshëm i showbizit

Billie Eilish dhe i dashuri i saj, Jesse Rutherford, i kanë dhënë fund lidhjes pas një viti.
Dyshja mbeten “miq të mirë”, tha një burim pranë Eilish, transmeton Indeksonline.
“Ne mund të konfirmojmë se Billie dhe Jesse u ndanë dhe do të mbeten miq të mirë”, tha zëdhënësi.
Eilish, 21 vjeç dhe Rutherford, 31 vjeç, u panë së bashku për herë të fundit në festivalin Coachella në prill.
Në Met Gala në fillim të majit, Eilish u shfaq pa partner./Indeksonline/