Pas 10 muajve, Britania e Madhe regjistron zero raste të vdekjeve nga COVID-19

Pas më shumë se 10 muaj, sot Britania e Madhe ka raportuar zero raste të vdekjeve me Covid-19.
Sipas epidemiologut të King’s College në Londër, McConway, kjo po bëhet falë imunizimit me vaksina, njofton Klan Kosova.
‘’Të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, janë nën moshën 50 vjeçare ose të pavaksinuar, kështu që vaksinat funksionojnë’’, ka thënë ai, shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv
Në Britani të Madhe deri më tani janë regjistruar mbi katër milionë raste me COVID-19, ndërkaq rreth 100 mijë persona kanë humbur jetën.