75 Mall Live Search
21:58 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / C E

Pas 11 vitesh/ Bruno Fernandes, portugezi i parë që shënon 10 gola brenda sezonit në Premier

Bruno Fernandes vazhdon të jetë nga pikat më të forta të Manchester United në këtë sezon. Që kur mbërriti në “Old Trafford” nga Sportingu i Lisbonës, janarin e kaluar, jo vetëm që është pjesë shumë e rëndësishme e formacionit bazë, por po shënon në vazhdimësi.

Në barazimin kundër Leicester City-t, portugezi realizoi golin e 26-të në total me “Djajtë e Kuq”, 18 prej të cilëve në kampionat.

26-vjeçari, sezonin e kaluar, në Premier League, e mbylli me 8 gola në 14 ndeshje (luajti vetëm gjatë fazës së dytë), ndërsa në 14 sfidat e sezonit aktual ka kapur shifrën e 10 golave.

Portugezi i fundit që ka mundur të shënojë 10 gola në një sezon të Premier League-s ka qenë Cristiano Ronaldo.

CR7, në verën e vitit 2009 u transferua te Real Madridi, pasi e kishte mbyllur kampionatin në Premier League me 18 gola të shënuar për United.