75 Mall Live Search
15:47 / E Martë, 02 Gusht 2022 / A. M.

Pas 11 vitesh largohet portieri i Leichester

Kasper Schmeichel do të largohet nga ekipi i Leichesterit, pas 11 vitesh me ta.

Portieri ka nënshkruar kontratë të re me një klub të ligës së parë, transmeton IndeksOnline.

Schmeichel mbajti 147 herë portën e paprekur në 479 paraqitje në të gjitha garat, duke ndihmuar klubin të fitojë katër trofe.

Leichester ka gati tre emra që pritet ta zëvendësojnë portierin. Odysseas Vlachodimos nga Benfika, Alan Laftont nga Nantes dhe Robert Sanchez nga Bringhton. /IndeksOnline/