75 Mall Live Search
12:41 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / AR

Pas 13 vitesh, Angelina Jolie “nxjerë këmbën jashtë”, shpërthen rrjeti

Aktorja Angelina Jolie shkëlqeu në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto të këtij viti dhe fansat e saj u kënaqën nga një nga lëvizjet e saj në tapetin e kuq.

Jolie mbërriti në eventin prestigjioz me një pallto të gjatë ngjyrë kafe me një çarje që nxirrte në pah këmbët e saj të gjata e të holla, transmeton Indeksonline.

image



Ajo e veshi pallton me taka të zeza dhe zgjodhi një grim të thjeshtë dhe një model flokësh të drejtë.

Angelina pozoi për fotografët me një buzëqeshje dhe në një moment rikrijoi pozën e saj nga viti 2012.

Konkretisht, ajo e tregoi këmbën me fustanin e çarë, dhe bëri të njëjtën gjë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar 13 vjet më parë. /Indeksonline/

imazh