Pas 13 vitesh, rikthehen Skillz
Grupi ”Skillz” ku pjesë e tij ishin reperët Ledri Vula dhe Skivit, janë gati për rikthimin e tyre të bujshëm pas 13 viteve.
Ata do të performojnë së bashku në ”Zone Club” me 19 nëntor, shkruan IndeksOnline.
”Rikthimi që të gjithë e kemi pritur. Pas 13 vitesh, Skillz u KTHYE”, thuhet në njoftimin e clubit.
Kjo natë pritet të jetë e zjarrtë pasi fansat e tyre po kërkonin dhe pritnin me padurim që dyshja një ditë të bashkohej sërish.


