Pas 14 orësh, përfundon aksioni antidrogë i NJSO-së në Pejë, detaje të reja nga vendi i ngjarjes

Dyshime e hetime për tre plantacione me bimë narkotike patën muaj më parë, e aksionin në fshatin Sferkë të Pejës e nisën në ora 3 të mëngjesit.
Njësite të antidrogës patën sot shumë punë. pasi diku në malet e asaj zone u gjet mbi 1 ton drogë, e llojit kanabis sativa, shkruan IndeksOnline.
Ky llogaritet të jetë një ndër aksionet më të mëdha pas luftës nga antidroga.
Kjo pasi këtu u kapën mbi një ton drogë në vlerë rreth 5 milionë euro.
Policia ka asgjësuar shumicën e drogës, duke e djegur në vendin ku u sekuestrua, teksa në cilësi të dëshmive dhe provave janë marrë disa thasë me ta./IndeksOnline/



