75 Mall Live Search
23:56 / E Martë, 12 Mars 2024 / MSH

Pas 14 vitesh, Arsenali në 8-shen e Champions League

Në Londër sonte ka festë!

Pas 14 vitesh, Arsenali është kualifikuar në 1/8-ën e Champions League.

Ndonëse “Topçinjtë” triumfuan me rezultat 1-0 në “Emirates”, disavantazhi minimal nga Porto në ndeshjen e parë, bëri që loja të shkojë në vazhdime.

Të dy ekipet ishin pa fat në dy 15 minutësha.

Fati mbeti përfundimisht në duar të penaltive, raporton Indeksonline.

Dy penalti të humbura nga Porto, dhe rezultati 4-2 i përgjithshëm i penaltive, i servuan Arsenalit triumfin dhe kalimin tutje në garën për “Veshmadhen”./Indeksonline/