75 Mall Live Search
09:58 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / k.v

Pas 17 ditësh trajtim në QKUK, ndërron jetë i aksidentuari në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku i ndodhur, më 12 korrik 2025 në Vushtrri, ka përfunduar tragjikisht.

Viktima, një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë, më 29 korrik 2025, si pasojë e plagëve të marra në aksident.

Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/