75 Mall Live Search
21:27 / E Hënë, 16 Maj 2022 / AR

Pas 17 viteve hasmëri, pajtohen dy familje në Podujevë (Video)

U zgjat dora e pajtimit pas 17 viteve hasmëri mes dy familjeve të Podujevës, asaj të Zejnullah Gjatës dhe Safet e Shefqet Gashit.

Ata ishin në hasmëri gjaku prej tash e 17 viteve. Por që sot në mëngjes e shtrinë dorën e pajtimit.

Procedurat për arritjen e kësaj marrëveshje nuk kishin qenë të lehta. Ndërmjetësues i kësaj ishte Samed Arifi bashkë me shokët e luftës.

Arifi shpreson që edhe familjet tjera të shtrinë dorën e pajtimit, njëjtë siç bënë këto dyja.

Aty foli edhe ish-deputeti i PDK-së, Latif Gashi, i cili po ashtu ishte ndërmjetësues.

“Kjo jetë është provë, njerëzit i provon me çdogjë. Pra edhe me sfida. I falënderoj krejt njerëzit, miqtë tonë që kanë punu edhe e kanë bë këtë takim kështu që iu uroj juve shëndet e jetë të gjatë”, u shpreh Gashi. /Indeksonline/