75 Mall Live Search
23:20 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pas 17 viteve, tifozi i Liverpool mund t’i prej flokët

Skuadra e Liverpool pas 30 viteve ka arritur të shpallet kampion i Premier Ligës.

Të gjithë tifozët e kësaj skuadre i gëzohen këtij suksesi, por është një që i gëzohet më shumë se të tjerët, transmeton Indeksonline.

Tifozi shqiptar, Ukë Krasniqi këtij lajmi i gëzohet më së shumti. Ai në vitin 2003 kishte dhënë një premtim se nuk do t’i prente flokët deri të shpallet kampion Liverpool.

Ky kosovar është tifozi më i ‘çmendur’ i Liverpoolit, ka 15 vjet që nuk qethet

Tashmë që premtimi u realizua, ai mund t’i prej flokët. Përmes një postimi në facebook, Krasniqi i është gëzuar shumë suksesit të skuadrës së tij.

Storia e Ukës ishte bërë virale në gjithë botën./Indeksonline/