75 Mall Live Search
14:34 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pas 18 ditësh vetëizolim, shërohet plotësisht nga COVID-19, deputetja Reshitaj

Albena Reshita, deputete nga radhët e AAK-së, përmes një postimi të bërë në Facebook ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga COVID-19, derisa e njëjta kishte qëndruar në vetëizolim për 18 ditë.

Ajo ndjehet falënderuese për të gjithë ata që u kujdesën e mesazhet që ka marrë për kujdesin gjatë saj në këtë kohë të vështirë.

Ajo ka thënë se nga tani i kthehet jetës normale dhe obligimeve të saj si e zgjedhur e popullit në Kuvendin e Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Miq të nderuar,

Pas vetëizolimit 18 ditësh me përgjegjësi të madhe që të mos e rrezikoj askënd, ju njoftoj se sot IKSHPK më konfirmojë që jam shëruar plotësisht nga Covid19.

Të dashur familjarë, kolegë, studentë dhe miq, në Kosovë, Shqipëri dhe në Diasporë, Ju që përmes rrjeteve sociale por edhe në forma të tjera iu bashkangjitet brengës time duke mē dërguar mesazhe të shumta, ju falenderoj nga zemra për ndjesinë, kujdesin dhe respektin e treguar gjatë kësaj periudhe. Ma keni bërē më të lehtë këtë situatë dhe ju jam shumë mirënjohēse.
Tani e tutje do t’i kthehem jetës normale dhe obligimeve që më presin, veçmas ato si e zgjedhur e Popullit në Parlamentin e Kosovës, por gjithsesi duke respektuar masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së.

Paçi vetëm gëzime në familjet Tuaja dhe uroj që këtë situatë të vështirë ta kalojmë sa me më pak pasoja.
Së bashku duke mbrojtur vetën dhe njëri tjetrin ne mund t’ia dalim edhe kësaj sfide të vështirë nëpër të cilën po kalojmë.

#MbajeDistancën
#MbajeMaskën
#MbajePastërtinë