Pas 18 vitesh lidhje, martohet këngëtarja e njohur italiane

Pas 18 vitesh lidhje, këngëtarja italiane Laura Pausini dhe Paolo Carta janë martuar.
Ata u martuan më 14 mars ku të dy kanë ndarë lumturinë e tyre në rrjetet sociale, teksa kanë shpërndarë edhe disa foto nga ceremonia.
Në fotografi shihet se ata u martuan në një ceremoni të vogël.
Çifti i ri nuk do të bëjnë muaj mjalti të zakonshëm. Laura thotë se turneu i saj do të jetë muaj i tyre i mjaltit.
Ajo njofton se turneu nuk do të fillojë deri në dhjetor 2023. Deri atëherë, çifti ka ende mjaft kohë për të shijuar martesën në një ambient privat./Indeksonline/
