75 Mall Live Search
22:42 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / Blerim

Pas 2 muajsh, lajmërohet Van Dijk – Ka një mesazh për tifozët e Liverpoolit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Vand Dijk është gati që të rikthehet me skuadrën e tij, pasi sot u pa duke stërvitur individualisht.

Gjiganti holandez i mbrojtjes u lëndua rëndë në ndeshjen me Evertonin në Premierligë që u mbyll në 1:1 në një duel me portierin Pickford, shkruan IndeksOnline

Që nga ajo ditë e deri me tani, Van Dijk nuk ka shkelur fushën e gjelbër për 2 muaj të plotë.

Kështu, pas një pauze shkaku i lëndimit, holandezi ka reaguar në Instagram, ku shkruan se është duke punua fortë, më shumë se kurrë.