08:19 / E Martë, 20 Shtator 2022 / A. M.

Pas 20 ditësh, lirohet nga burgu Donzi, shoku i Feros – flet për qëndrimin në burg!

Është liruar nga paraburgimi Erdonit Murati, i njohur si Donzi.

I njëjti ishte arrestuar me 1 shtator nga policia rajonale e Gjilanit nën dyshimin se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte biseduar me vajza të mitura.

Donzi, që në opinion njihet si shoku i reperit të njohur, Fero, është lidhur me këtë të fundit live në “Tik-Tok”. Ai tregoi për ndodhitë që kishte në burg, trasnmeton Indeksonline

“Veç pasul, mormollad kamë hangër. Por kemi pas edhe çorbë me kompira, pashteta, sugjuk si dhe sallat”, thotë ai në bashkëbisedim me Feron.

Arrestimi i tij ishte bërë pas raportimit të mediave për fjalorin e tij në videot që publikohen në Tik Tok.

“I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhej në njoftimin e PK-së. /Indeksonline/