75 Mall Live Search
17:04 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pas 20 sezoneve, përfundon rrugëtimi i vajzave më të famshme në planet në “Keeping Up With Kardashians”

Pas 20 sezonesh, ” Keeping Up With the Kardashians ” do të jetë në përfundim e sipër me sezonin e fundit që do të shfaqet në fillim të 2021.

Vendimi për t’i dhënë fund shfaqjes u mor nga familja Kardashian-Jenner dhe u njoftua të martën.

“Me zemra të prekur i themi lamtumirë” Keeping Up with the Kardashians”, tha familja e famshme në një deklaratë të përbashkët, të nënshkruar nga Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian West , Khloé Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Scott Disick, trnasmeton Indeksonline.

“Pas asaj që do të jenë 14 vjet, 20 sezone, qindra episode dhe disa shfaqje ne kemi vendosur si familje që t’i japim fund këtij udhëtimi shumë të veçantë. Ne jemi përtej mirënjohës ndaj të gjithë juve që na keni shikuar për të gjitha këto vite – përmes kohërave të mira, kohërave të këqija, lumturisë, lotëve dhe marrëdhënieve të shumta dhe fëmijëve. Ne do të çmojmë gjithnjë kujtimet e mrekullueshme dhe njerëzit e panumërt që kemi takuar gjatë rrugës”, u shpreh tutje familja e famshme.

“KUWTK” ka qenë një hit masiv global për rrjetin, i cili transmeton përsëritjet e ekskluzivitetit vazhdimisht – dhe paguan shuma të majme për këto të drejta. Në vitin 2017, E! bëri një mega-marrëveshje me familjen për një zgjatje tre-vjeçare , duke marrë shfaqjen deri në vitin 2020. Në atë kohë, personat e brendshëm thanë për Variety se marrëveshja e rinovimit ishte me vlerë “nën 100 milionë dollarë”, megjithëse raporte të tjera deklaruan se marrëveshja kishte vlerë deri në 150 milionë dollarë.

Shfaqja u dha premierë në vitin 2007 dhe shndërroi familjen Kardashian-Jenner në super yje ndërkombëtarë me një perandori multimediale të kompletuar me linja veshjesh, kompani kozmetike, aplikacione dhe tabloid pa fund në çdo lëvizje të tyre. Kur debutoi shfaqja, Kris Jenner, tani e njohur si një nga biznesmenet më me ndikim në industri, ishte e njohur për publikun si ish-gruaja e avokatit të OJ Simpson Robert Kardashian.

Kur shfaqja doli në transmetim, familja ishte më e njohur për videon seksi të Kim Kardashian-West, e cila mori vëmendjen në mbarë botën, sot Kardashian-West është një nga fytyrat më të njohura në planet dhe e ka çuar pushtetin e saj në Shtëpinë e Bardhë me pasionin e saj për reformën në drejtësinë penale. Ndërkohë, Kendall dhe Kylie Jenner ishin thjesht fëmijë kur shfaqja filloi të transmetohej, dhe tani janë dy nga ndikuesit më të fuqishme dhe fitimprurës në botë./Indeksonline/