14:54 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pas 20 vjtësh ndërtohen fusha futbolli, në Vushtrri

Dy fusha të mëdha ndihmëse të futbollit kanë nisur të ndërtohen në Vushtrri, shkruan Indeksonline.

Tashti, 600 fëmijë vushtrrias që janë në shkolla të futbollit do të kenë mundësi më të mira.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Xhafer Tahiri.

“Jo 1 por 2 fusha të mëdha ndihmëse të futbollit kanë filluar të ndërtohen në Dobërllukë. 600 fëmijët vushtrrias që aktialisht janë në shkolla futbolli do të kenë kushte më të mira. Klubi ynë i zemrës, Fc Vushtrria, po ashtu do të ketë fushën që gjithnjë e ka kërkuar.

Gjatë 20 vjetëve asnjë fushë e madhe nuk është ndërtuar, në Vushtrri.

Ne mbajmë premtimet. Urime sportistë!”, ka shkruar ai./Indeksonline/