75 Mall Live Search
20:29 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / C E

Pas 22 penalltive, Liverpooli fiton EFL Cupën

Liverpooli është fituese e EFL Cupës.

Reds në finale kanë mposhtur Chelsean pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 11-10.

Ndeshja e rregullt dhe koha shtesë përfundoi pa gola, shkruan Indeksonline.

Dy gola, nga një për secilën u anuluan nga gjyqtari për pozicion jashtë loje.

Skuadra e Liverpoolit ishte më e saktë nga pika e bardhë.

Kepa ishte i vetmi që e humbi penalltinë pas 22 gjuajtjeve.

Kjo është hera e nëntë që  Liverpool fiton këtë kompeticion. /IndeksOnline/