16:40 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pas 22 vitesh karrierë, pensionohet basketbollisti i njohur amerikan

Basketbollisti i njohur amerikan, Vince Carter i ka dhënë fund karrierës së tij.

Carter për 22 sezone ishte pjesë e NBA, ku u shqua për ngulitjet e tij, transmeton Indeksonline.

Ai, përveç ngulitjeve dhe lojës së tij, do të mbahet mend si njëra nga figurat më ikonike të basketbollit amerikan.

Përkundër se nuk arriti të fitoj një titull në karrierën e tij, Carter vlerësohet lartë nga kritikët e basketbollit.

Së fundmi ai ishte pjesë e Atlanta Hawks./Indeksonline/