Pas 29 vitesh largohet nga Freiburgu, tifozi futet në fushë me lot në sy – e bën të qaj edhe trajnerin

Trajneri i Freiburgut, Christian Streich do të largohet nga kjo e fundit pas 29 vitesh, kurse sot zhvilloi ndeshjen e tij të fundit në shtëpi ndaj Heidenheim që u mbyll 1:1.
Në fundin e ndeshjes, një tifoz vrapoi drejt trajnerin 58-vjeçar për ta përqafuar, shkruan Indeksonline
Tifozi s’mund t’i ndalte dot lotët duke e bërë kështu të qaj edhe vet Christian Streichin.
“Dua t’i falenderojë të gjithë tifozët. Kanë qenë shumë të but me mua. Ju falendëroj për gjithçka, për lojërat e mrekullueshme, për dashurinë dhe për afërsinë tuaj”, u shpreh trajneri pas ndeshjes
Streich ishte emëruar trajner i grupmoshave të Freiburgut menjëherë pas pensionimit si futbollist gjatë vitit 1995, duke vazhduar kështu në grupmoshat U19 dhe më pas u bë trajner i ekipit të parë në vitin 2011.
Gjatë këtij sezoni Freiburgu ka grumbulluar 42 pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë që çon në UEFA Conference League – por ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të sezonit./Indeksonline./