10:20 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / AR

Pas 29 vitesh, reperi i famshëm po vjen me album të ri

Snopp Dogg dhe Dr.Dre po ribashkohen pas 29 vitesh. Dyshja do të sjellin albumin e ri duke shënuar kështu një rekord.

“Dr.Dre dhe unë kemi punuar për një album dy muajt e fundit”, tha Dogg. Albumi do të publikohet në nëntor, transmeton Indeksonline.

Të dy kanë punuar për albumin e parë të përbashkët në vitin 1993.

Ky ishte albumi debutues i Snoop Dogg, “DoggyStyle”.

Në fillim të këtij viti, reperët dolën në skenë bashkë me Eminem, Kendrick Lamar, Mary J.Blige si dhe 50 Cent./Indeksonline/