75 Mall Live Search
17:31 / E Martë, 02 Prill 2024 / Gj. Sh

Pas 3 jave mungesë, Lionel Messi rikthehet në stërvitje

Lionel Messi  është rikthyer në stërvitjen me Inter Miami, përpara takimit të së mërkurës për Kupën e Kampionëve CONCACAF me Monterrey-n.

Argjentinasi duket se është i gatshëm të luajë ndeshjen e të mërkurës.

Inter Miami ka qenë pa Messin që kur ai u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë të fitores së tyre ndaj Nashville tre javë më parë.

Trajneri Tata Martino e përshkroi çështjen si një “mbingarkim në kofshën e djathtë”, por këmbënguli se ai nuk do ta nxitonte Messin të kthehej në ekip.

Të martën, reporteri i AS USA, Fernando Petrocelli, konfirmoi se Lionel Messi është rikthyer në stërvitje normale për Miami dhe ka marrë pjesë në të gjithë seancën. /IndeksOnline/