19:27 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Pas 35 rasteve të fundit me koronavirus, Komuna e Ferizajt urdhëron masa mbrojtëse shtesë

Pas konfirmimit të mbrëmshëm të 35 rasteve të reja me virusin COVID-19 nga Ferizaj, i pari i qytetit, Agim Aliu mblodhi sot Shtabin Emergjent.

Në këtë takim bëhet e ditur se u koordinuan veprimet ndërinstitucionale sesi të veprohet tutje në përballimin e suksesshëm të kësaj situate.

“Nga takimi dolën përfundimet që të riorganizohen kapacitetet operuese në terren të ekipeve emergjente për organizimin në lidhje me vendbanimet e karantinuara, tashmë është përpunuar një pjesë jashtëzakonisht e gjerë e listës së kontakteve të personave të infektuar, marketet dhe furrat, por edhe gjithë shërbimet ushqimore urdhërohen të shtojnë masat mbrojtëse, marketet të mbajnë strikt distancën sociale mes konsumatorëve, të dezinfektojnë shportat e shërbimit kurse furrat duhet së paku të kenë dy punonjës një për shërbimin e ofrimit të produktit, kurse tjetri për kryerjen e pagesave, kuptohet të pajisur me masa mbrojtëse, që të shmanget kontakti e infeksioni eventual që rrjedh nga qarkullimi i monedhave.

U bë e ditur se masa e karantinimit po respektohet përpikmërisht nën mbikqyrjen e Policisë së Kosovës në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e komunës./Indeksonline