11:46 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Pas 35 viteve, qytetarët e Arabisë Saudite shikojnë filmin e parë në kinema

Arabia Saudite sapo ka hequr ligjin 35 vjeçar për ndalimin e shkuarjes në kinema, dhe kështu ata kanë zgjedhur një film interesant për shfaqjen e parë.

“The Emoji Movie”, është filmi që qytetarët e Arabisë do kenë mundësi ta shohin për herë të parë në kinema pas 35 viteve.

Pra, filmi i parë që goditi ekranet e kinemasë pas tre dekadave e gjysmë, ishte një film i animuar, transmeton Indeksonline.

Ministria e kulturës dhe Informacionit e Mbretërisë konservatore ranë dakord të japin licenca për kinematë me 11 dhjetor 2017.

Sipas Reuters, teatrot e para të përhershme të vendit pritet të hapen që nga marsi i këtij viti .

Filmat do të censurohen për t’iu përmbajtur “vlerave morale” të mbretërisë.

Deri tani nuk ka infrastrukturë për kinematë, prandaj po përpiqemi të përfitojmë nga vendet alternativë për të përafruar formën kinematike”, ka thënë Mamdouh Salim për Reuters, i cili ishte ai që organizoi javën e parë të shfaqjeve në Jeddah.

Ndryshe, kinematë ishin ndaluar në Arabinë Saudite që nga fillimi i viteve 1980, për shkak të islamistëve konservatorë që dëshironin të dekurajojnë çdo formë të argëtimit ose aktivitetit të kohës së lirë që u mundësonte meshkujve dhe grave të shoqëroheshin në publik.

Ndryshimet e fundit që janë bërë në Arabinë Saudite është edhe lejimi i grave që të vozisin dhe gjithashtu pjesëmarrja e tyre në stadiumet sportive./Indeksonline/