75 Mall Live Search
21:53 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / Z S

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour tërhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

Anna Wintour po tërhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës amerikane Vogue pas 37 vitesh.

Manjatja e modës e lindur në Britani, 75 vjeç, po largohet nga roli që e ka mbajtur më gjatë se çdo redaktore tjetër, por do të mbajë pozicione të larta në botimin e saj.

Wintour do të vazhdojë të jetë drejtoreshë globale editoriale e Vogue, si dhe drejtuese kryesore e përmbajtjes për kompaninë mëmë të saj, Conde Nast.

Ajo u dekorua me titullin Dame nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II për shërbimet në modë dhe gazetari në vitin 2017, dhe u bë Shoqëruese Nderi nga Mbreti Charles në fillim të këtij viti.

Dame Anna njoftoi stafin të enjten se një rol i ri, drejtues i përmbajtjes editoriale, do të prezantohej në American Vogue.

Më herët këtë vit, Mbreti Çarls e kishte pyetur Dame Anna-n nëse do të ndalonte së punuari, të cilës ajo i ishte përgjigjur me “vendosmëri jo”./Indeksonline/