75 Mall Live Search
18:47 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pas 5 orëve kufoma largohet nga Pulmologjia/ Kompania për bartjen e kufomave: U njoftuam vonë se ishte me COVID-19

Një trup i pajetë qëndroi për mbi 5 orë në Klinikën Pulmologjike në QKUK.

Një gjë e tillë shqetësoi thuajse të gjithë, por edhe pacientët të cilët ishin duke qëndruar në një dhomë të përbashkët me këtë kufomë.

Lidhur me këtë për Indeksonline është deklaruar pronari i Ndërmarrjes ‘Ngushëllimi’, Blerim Ndreci të cilët edhe merren me trupat e pajetë të COVID-19 nëpër klinikat e QKUK-s.

Ai deklaroi se vonesa është bërë pasi ndërmarrjet janë të ndara për trupat e pajetë që rezultojnë pozitiv me COVID-19 dhe për ata që dyshohen, por që s’janë të konfirmuar.

Ai tha se për të njëjtin person që gjendej në këtë klinikë ishte i dyshuar, por që pak më parë IKSHKP i ka njoftuar kompaninë që ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dh ese ata tashmë e kanë larguar trupin e pajetë nga klinika.

“Tani është marrë kufoma me u transferu, por kompania në fjalë që është e kontraktuar për rastet COVID-19 i jep sqarim publikut se është vetëm për rastet COVID-19 pozitive, pasi që të dyshuarit pastaj dalin negativ dhe arkivoli dhe shërbimi për atë rast nuk paguhet… Kemi pas ma shumë se 7-8 raste në vlera marramendëse që s’kanë pagu familjarët dhe kur kemi bisedu me QKUK-në na kanë thënë se kontratën e kemi veç  për rastet që konfirmohet që janë pozitive, ndërsa për rastet që dyshohet janë tjera kompani. Tani IKSHPK e jep një sqarim që rasti në fjalë është pozitiv, e pas kësaj ne si kompani jemi njoftu për këtë rast. Janë kompanitë kujdestare për rastet normale,  e për vdekjet normale. Ne jemi vetëm për COVID-19 kur del pozitiv”, tha ai.

Tutje i njëjti shtoi se kanë një kërkesë për Morgun e Prishtinës, që t’u lehtësojë punën atyre por edhe familjarëve.

“Është një kriter i papranueshëm papranueshëm që Morgu i Prishtinës kërkon mbylljen e rastit edhe pse është i dyshimtë me rregulla të COVID-it, edhe nëse ai ende s’ka rezultu pozitiv. Nëse një rast i dyshimtë përgatitet me rregulla të COVID-19 është mbyllje hermetike me kosto më të madhe dhe në qoftë se rasti del negativ, familjari duhet patjetër ti paguaj shërbimet që kushtojnë me një çmim shumë më të madh se në kushte normale. Morgu duhet ti lehtësojë që t’i pranojë vetëm me thasë mbështjellës… formë e lehtësueseve për të dy palët.. edhe për familjarët edhe për neve si kompani… në kohën që kur del rezultati të merren masat e COVID-19”, dekaroi Ndreci.

Indeksonline raportoi lidhur me rastin e ndodhur sot në Klinikën e Pulmologjisë, për të cilin urojmë të jetë i fundit./Indeksonline/