Pas 5 vitesh çdo i dyti fëmijë pritet të jetë me autizëm!
Çdo i dyti fëmijë i lindur pritet të diagnostikohet me autizëm deri në 2025, sipas shkencëtares Stefani Senef, e cila arriti në përfundimin se një nga shkaqet më të zakonshme vdekjeprurëse sot në botë është kimikalia e njohur si glyphosate.
Përbërësi kryesor aktiv i Roundup® herbicid e Monsanto, glyphosate, u zhvillua fillimisht si një agjent pastrimi industrial për metale të rënda dhe substancave të tjera për tubat e bllokuar. Kur u zbulua se glyphosate mund të vrasë mikrobet, ai u transformua në atë që përfundimisht do të bëhej një nga vrasësit më të përdorur zakonisht në bujqësinë konvencionale.
Por hulumtimi i Senef, së bashku me të dhënat e publikuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) zbulon, në kundërshtim me pretendimet e Monsanto se glyphosate është i “sigurt” për njerëzit, se përdorimi i kësaj kimikalie janë të lidhura direkt me normat në rritje të autizmit gjatë dekadave të fundit.
Të dhënat e CDC për 2014 tregojnë se një nga 68 fëmijë në SHBA i takon spektrit të autizmit – krahasuar me rreth 1 në 2.000 fëmijë në vitet 1980. Interesante, autizmi nuk ishte as në radarë derisa glyphosate hyri në skenë, pasi shkalla e kësaj sëmundjeje u rrit ndjeshëm me rritjen e përdorimit të kësaj kimikalie në bujqësinë kimike.