15:36 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Pas 51 ditësh, tifozi nga Arabia Saudite mbërrin në Katar në këmbë për të ndjekur Kupën e Botës FIFA 2022

Abdullah Al-Salami, bëhet tifozi më me famë, pasi nisi udhëtimin e tij në këmbë nga qyteti i Jeddah i Arabisë, për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 të Katarit.

Abdullah Al-Salami, 33 vjeç, ka publikuar një videoklip ku dokumenton momentin e mbërritjes së tij në në tokat e Katarit, transmeton IndeksOnline.

 Ai ka falënderuar Zotin për këtë të arritur të tij, që ta festoj Kupën e Botës më të bukur në histori.

“Pas 51 ditësh, arrita në Katar’’ ka thënë Al-Salami .

Ai përshkoi 1600 kilometra në këmbë në një udhëtim që e nisi rreth një muaj e gjysmë më parë.

El-Selami tregoi se si ai nisej në rrugë pas agimit të sabahut dhe vazhdon të ecte deri në orën 11 para mesditës, për të pushuar ngre çadrën dhe përgatit ushqimin deri në lindjen e diellit sërish për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në këto vende.

Al-Salami tregoi se ai ka përvojë të madhe në ecje, ishte i rregullt për kampingje, të cilat e ndihmuan shumë në mbulimin e kësaj distance.

Kjo po dëshmon se deri më sot Katari po pret në stadiumet e saj numrin më të madh tifozësh nga Arabia Saudite.

Ai po e ndjek nga afër ndeshjen mes Polonisë dhe Arabisë Saudite./IndeksOnline/